leoni

Kryetari Smajl Latifi ka pritur në takim alpinisten e njohur Uta Ibrahimi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim alpinisten e njohur Uta Ibrahimi. Në një postim në facebook, kryetari Katifi ka shkruar:

Mirëprita në Rahovec alpinisten tonë, Uta Ibrahimi, vajza që ka ngritur flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

Në një bashkëbisedim frymëzues, diskutuam për potencialin e madh që ka Rahoveci në zhvillimin e agroturizmit, për mundësitë që ofron për rekreacion për të gjitha grupmoshat, si dhe për mënyrat konkrete se si mund të bashkëpunojmë për ta bërë qytetin tonë një destinacion atraktiv për vizitorët.

Në këtë kuadër do të përfshihet projekti që është në zbatim me IPA ,,Zhvillimi i turizmit ndërkufitar dhe agroturizmi” në fshatin Zoqishtë.

E nderova me mirënjohje me motivacionin:

“Për arritjet në alpinizëm dhe kontributin e vyer në promovimin e Kosovës në ekspeditat më sfiduese dhe për shkeljen e majës më të lartë në botë ‘Himalaja’.”

Faleminderit, Uta, për frymëzimin që sjell, për përfaqësimin me dinjitet të vendit tonë dhe për idetë që ndamë së bashku për një të ardhme më turistike e më dinamike për Rahovecin!

Kontrolloni gjithashtu

Heroi Skender Rexhepi – KOMANDANT HEKURI, Ka vetëm Ditëlindje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë vizituar të martën shtëpin …