Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc dhe çerdhen për fëmijë në këtë fshat. Në postimin e tij, kryetari Latifi ka shkruar se posaçërisht është interesuar për ecurinë e punës në këto dy institucione dhe iu ka kërkuar personelit shëndetësor dhe edukatoreve një angazhim edhe më të përkushtuar.
“Pashë nga afër punën e mirë që po bëhet dhe me këtë rast iu shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tyre”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
