Kryetari Smajl Latifi më 24 dhjetor mban takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në bashkëpunim me zyrën e informimit kanë bërë njoftimin për takimin e dytë publik të Kryetarit të Komunës me qytetarët.

Në njoftim ftohen qytetarët, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në takimin e dytë publik të kryetarit, z. Smajl Latifi që do të mbahet të enjtën me 24 dhjetor nga ora 10 në sallën e Kuvendit komunal.

Në këtë takim të gjithë pjesëmarrësit do të njihen me punën e qeverisë komunale gjatë vitit 2025 dhe zhvillimet aktuale në komunë.

Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje dhe komente ekzekutivit të komunës për të gjitha temat që atyre iu interesojnë.

Komentet dhe sugjerimet e juaja mund t’i dërgoni deri me 23 dhjetor ora 16.00 në adresat e publikuara në e-mailet zyrtare të publikuara në web sajtin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit përfituese e Projektit për Banim Social Adekuat!

Komuna e Deçanit është shpallur përfituese e një projekti tepër të rëndësishëm, përmes të cilit …