Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame në Viti, ku u prit nga përfaqësuesit e saj.
Me këtë rast, ai ka uruar Kryetarin e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë për festen e Fiter Bajramit, duke theksuar rëndësinë e vlerave që ajo përcjell.
“Fitër Bajrami është një festë që na bashkon dhe na kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Paqja, harmonia dhe toleranca janë shtyllat e forta që e mbajnë shoqërinë tonë të qëndrueshme dhe të bashkuar.”
Gëzuar Fitër Bajrami!
Sokol Haliti-Kryetar i Komunës së Vitisë