Kryetari Thaçi gjatë vizitës në SHBA takon pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Kryetari Thaçi gjatë vizitës në SHBA takon pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në Iowa të SHBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje. Përmes një njoftimi për media, të zyrë së  presidencës thuhet se “Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së”. “Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh  Thaçi. Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në. Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në. “Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …