“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Kryetari Thaçi: Hapja e temës për Asociacionin është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar sërish në lidhje me temën për Asociacionin e komunave serbe pritet të jetë një ndër temat që do të diskutohet në Bruksel. Përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e kreut të shtetit thuhet se hapja e kësaj teme është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. I pari i shteti ka akuzuar shefin e qeverisë se po e godet shtetësinë e Kosovës. “Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë. Tutje, aty thuhet se askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …