Në Lubizhdë të Hasit sot është vënë gurthemeli i Kullës Muze -“Kulla e Qëndresës” nga krerët e shtetit

Kryetari, Thaçi, kryekuvendari Veseli e kryeministri, Haradinaj, morën pjesë në vënien e gurë-themelit të “Kullës së Qëndresës’

Kryetari, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli  dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë të premten në vënien e gurë-themelit të kullës muze ‘Kulla e Qëndresës’. Haradinaj ka thënë me këtë rast se në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdës së Hasit, kujtojnë me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë. “Liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar ‘Heronj të Kosovës’ nga presidenti i vendit. Kulla muze, ‘Kulla e Qëndresës’, të cilës i kemi vënë sot gurthemelin, është shenjë dhe dëshmi se Hasi është përgjakur prej armiqve shumë herë në histori. Në gjithë historinë e shqiptarëve, që nga Lidhja e Prizrenit e deri të UÇK, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të kontributit për liri”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …