leoni

Kryetari, Thaçi, priti në takim Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të Amerikës, Matthew Palmer

Kryetari, Thaçi, priti në takim Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të Amerikës, Matthew Palmer

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon. “Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh Thaçi. Ndërsa, Matthew Palmer, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së, rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës. Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …