Kryetari, Thaçi u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë

Kryetari, Thaçi u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin folën mbi përpjekjet e përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare. “Biseduam veçanërisht lidhur me përgatitjet dhe mbështetjen time të plotë për takimin e radhës së dy qeverive që do të mbahet më 3 qershor, në Prishtinë. Folëm edhe për prioritetet tona të përbashkëta në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, posaçërisht mbi zhvillimin ekonomik përmes turizmit”, ka thënë kryetari, Thaçi. Në anën tjetër, ambasadori Qemal Minxhozi u shpreh besimplotë se zhvillimi ekonomik do të njoh rritje të mëdha. Ai tha se kryetari Thaçi ka qenë një inkurajues i madh i të gjitha nismave dhe i gjithë bashkëpunimit që ekziston midis dy vendeve gjatë viteve të kaluara dhe në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …