Kryetari Vehapi vizitoi ShFMU “Rilindja” në Çifllak

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi vizitoi ShFMU “Rilindja” në fshatin Çifllak, ku u prit nga drejtori  z.Gëzim Sahitaj. Në këtë takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit mësimor  dhe intervenimet të cilat duhet të bëhen në objektin e shkollës.

Kryetari Vehapi, premtoi për meremetimin e objektit të shkollës si brenda  po ashtu edhe jashtë tij.

Gëzim Sahitaj, drejtori i ShFMU “Rilindja”, falënderoi kryetarin Vehapi, për vizitën e bërë dhe njoftoj për zhvillimin e procesit mësimor, proces i cili është duke u zhvilluar sipas plan programeve të cilat janë përgatitur nga ana e drejtorisë së Arsimit. Po ashtu drejtori Sahitaj tha se janë bërë disa intervenime në ndërrimin e dyerve të klasave, por që ka nevojë të intervenohet në kulmin dhe në renovimin e tij të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë …