Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, po qëndron për një vizitë në Shqipëri

Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, po qëndron për një vizitë në Shqipëri

Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, po qëndron për një vizitë në Shqipëri. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. Zyra e shtypit në Presidencë,  ka bërë të ditur m e këtë rast se në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, ka mbajtur  një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …