Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të kryetares së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe kryetarit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Mysafir i Samitit të nesërm është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në këtë samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë, Heinz Fischer. Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
