Kryetarja, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Amerikë, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale. Ajo ka folur për të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik, duke shtuar se Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja, thuhet në njoftimin e presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Deçani krah vizionit për zhvillim dhe mirëqenie
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zhvilluan një takim me …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
