Atifete jahjaga

Kryetarja, Jahjaga përmbyll mandatin e saj me thirrje për zhvillim ekonomik

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga në ditën e saj të fundit si e para e shtetit, ka takuar sot kryeministrin, Isa Mustafa, kryetarët e komunave si dhe udhëheqësit e odave ekonomike që veprojnë në Kosovë. Ajo sqaroi se kjo nismë është bërë me qëllim të inkurajimit të komunave për të zbatuar strategjitë ekonomike të miratuara nga Qeveria. Jahjaga tha se në bazë të vizitave që ka realizuar nëpër komuna, ka parë se disa nga to ende nuk mund të ofrojnë shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme për bizneset.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …