Kryeziu e Buzhala, bashkërendisin aktivitetet për veprim të inspektorëve

Kryeprokurori i  Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, priti në takim pune, drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besarta Kryeziu – Ramaj. Qëllimi i takimi ishte: Gjendja e fundit e krijuar me ngritjen e çmimeve të disa artikujve, produkteve ushqimore si dhe bashkërendimi i aktiviteteve në të ardhmen. Pjesë e bisedës ishte edhe Shefi i njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, Rasim Dushi. Në fund palët u pajtuan që të intensifikojnë takimet si dhe inspektorët të jenë më azhur në inspektim të të gjitha kompanive, marketeve, qendrave tregtare, barnatoreve dhe pikave të derivateve të naftës, që të kontrollohen, në raste kur vërehen shkelje ligjore, t’u konfiskohet malli dhe të gjobiten pronarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti përfaqësuesit e komunës franceze Saint Julien en-Genevois dhe atasheun e Ambasadës së Francës në Kosovë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti në takim atasheun për bashkëpunim në Ambasadën …