Hajredin Kuçi

Kuçi reagoi kundër Lutfi Hazirit për deklaratën ndaj Veselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili  dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, në një përgjigje me anë të mesazhit ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje personale e as partiake, por e konsensusit nacional, duke hequr kështu përgjegjësinë nga kryeparlamentari Veseli. Demarkacioni nuk i takon vetëm një partie politike, por është çështje e konsensusit nacional, për të arritur këtë duhet të punohet qe të arrijmë një konsensus të tillë”, ka thënë Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …