Kupa e Dytë brenda një dite në Ferizaj

Edhe klubi ferizajas i volejbollit në konkurrencën e femrave “Fer Volley” është fitues i Kupës së Pavarësisë 2025, garë kjo me pjesëmarrjen e ekipeve nga e gjithë gjeografia shqiptare, ku volejbollistet ferizajase triumfuan me lojën e tyre fantastike. Fer Volley në finale mposhtën ekipin e Pogradecit me rezultat 3:1.

Kupën e Pavarësisë, për kapitenen e Fer Volley Gresa Raçi, e ndanë së bashku presidentët e dy federatave:

Bahri Gjinovci (FVK) dhe Erlind Pëllumbi (FSHV).

Në konkurrencën e meshkujve, Klubi i Volejbollit “Ferizaj”është fitues i Kupës së Pavarësisë 2025, garë kjo mbarëkombëtare organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Federata e Volejbollit të Shqipërisë, Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Ferizajt. Ferizajasit në finalen e madhe mposhtën Pejën me rezultat 3:2.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Quieros

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, priti në takim përfaqësuesin e Programit të …