Kryetari Haliti pret në takim komandantin e ri të stacionit policor në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në zyrë komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu, i cili së fundi ka marrë detyrën në fund të muajit tetor. Takimi u zhvillua me rastin e urimit për rizgjedhjen e kryetarit Haliti.

Gjatë bisedës, kryetari Haliti e njoftoi komandantin Abdullahu për zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe projektet që po realizohen. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet komunës dhe stacionit policor, bashkëpunim që do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në shërbim të sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …