Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes rrejtit social, facebook, ka falenderuar për përkrahje masive banorët e Krushës së Madhe pas tubimit zgjedhor të mbajtur në këtë fushatë ku mori pjesë edhe lideri iKoalicionit AAK-Nisma z. Ramush Haradinaj.
Në postimit e tij kryetari Latifi ka shkruar:
Faleminderit krushjanë për mikpritjen, për bashkëbisedimin e sinqertë dhe për vullnetin për ta çuar përpara vizionin tonë për Kosovën Fituese! Para jush, shpalosëm programin tonë për projektet që i duhen Krushës së Madhe dhe për mbështetjen që meritoni, duke nderuar historinë, sakrificën e pashoqe dhe rolin që keni si burim frymëzimi për të gjithë vendin.