KUR ‘Prishtina’ njofton për reduktim të furnizimit të ujit

Reshjet e fundit të shiut dhe
borës, kanë shtuar prurjet e ujit në liqenet artificiale të Batllavës dhe
Badocit, të cilat kanë shënuar ngritje të nivelit rreth 1 metër. Kompania e Ujësjellësit
Rajonal ‘Prishtina’ përmes një njoftimi ka bërë të ditur se niveli i ujit në të
dy liqenet, tashmë është në gjendje të kënaqshme. Sidoqoftë, kjo kompani është
detyruar të zvogëlojë prodhimin e ujit në fabrikën e Badocit, në mënyrë që të
ruhet cilësia e ujit të pijshëm. Sipas parashikimeve teknike, gjendja e
reduktimeve do të tejkalohet shumë shpejtë. “Meqenëse të gjithë jemi përdorues
të ujit, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, dhe se dy
parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja”,
thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …