Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: AAK nuk ka parime, por interesa partikulare

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka cilësuar Ramush Haradinajn si destruktiv në përpjekjet e përbashkëta të opozitës. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Zëri’, ish-kryetari i Vetëvendosjes ka folur për shkaqet e prishjes së unitetit të opozitës së bashkuar. Ai është shprehur se AAK nuk ishte e gatshme për ndërtimin e alternativës, meqë sipas tij, ky subjekt nuk kishte parime, por vetëm interesa partikulare. Kurti ka bërë me dije se Vetëvendosje kishte pranuar kërkesën e AAK-së që në listën e përbashkët të përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë, edhe pse Vetëvendosje është subjekti më i madh opozitar. Por, sipas tij, Haradinaj këmbëngulte që ta kishte ose mandatarin, ose bartësin e listës. “Por ne nuk mund ta pranonim një imponim të tillë”, ka theksuar deputeti, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …