Me të filluar seanca e sotme e
Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë përsëritën veprimet e tyre me gaz
lotsjellës. Me të filluar seanca, deputetët e tri partive opozitare mësynë në
drejtim të foltores me qëllim të pamundësimit të ecurisë së seancës. Me këtë
rast, sigurimi i Kuvendit dhe policë me veshje civile formuan një kordon me qëllim
të sigurimit të kryeministrit, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi
si dhe ministrave të tjera. Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti hodhi sprej në
drejtim të kordonit, çka provokoi një tollovi, shtyrje e situata konfliktuale.
Pikërisht në këtë moment, kryekuvendari, Kadri Veseli vendosi për ndërprerjen e
seancës dhe vazhdimin e saj në sallën e improvizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
