leoni

Kurti kritikon bllokimin e Kuvendit, Edita Tahiri ia kthen: Hipokrizi nga një shkelës i Kushtetutës

Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të cilët po bojkotojnë seancat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se mos votimi dhe mungesa në këto seanca përbën shkelje të Kushtetutës. “Refuzimi për të marrë pjesë në votim përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues. Republika nuk mund të mbetet peng i inateve politike,” deklaroi Kurti, duke i bërë thirrje partive opozitare që të ndihmojnë në përfundimin e konstituimit dhe në formimin e institucioneve të reja. Por ndaj këtij reagimi nuk ka munguar kundërpërgjigjja politike. Ish-zv.kryeministrja Edita Tahiri e ka quajtur deklaratën e Kurtit si “hipokrizi politike”, duke kujtuar të kaluarën e tij institucionale. “Kurti, i cili ka qenë vetë shkelës i Kushtetutës me veprimet dhe qasjen ndaj institucioneve gjatë viteve të qeverisjes, nuk ka kredibilitet moral për të dhënë leksione për kushtetutshmëri,” ka shkruar Tahiri në një reagim në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …