Kurti në Londër për samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Londër, ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që mbahet më 22 tetor. Vizita e tij përfshin edhe disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe liderë të rajonit, si pjesë e agjendës zyrtare të samitit. Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin Kurti do të takohet për herë të parë pas tensioneve të fundit mes dy qeverive lidhur me qëndrimet për Gjykatën Speciale dhe manifestimin në mbështetje të UÇK-së të zhvilluar në Tiranë. Samiti do të trajtojë çështje që lidhen me sigurinë rajonale, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Po ashtu, pritet nënshkrimi i disa deklaratave të përbashkëta për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe për avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Procesi i Berlinit, i themeluar në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me strukturat evropiane përmes projekteve ekonomike, infrastrukturore dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së …