Albin Kurti

Kurti: Nënshkrimi i Demarkacionit u pamundësua fal angazhimit të opozitës

Gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, deputeti i këtij subjekti politik, Albin Kurti ka theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi u pamundësua fal angazhimit të opozitës. Opozita ka bërë më shumë sesa thjeshtë ta rrezonte një qeveri. Aktivitetet e opozitës kanë bërë që marrëveshjet per asocioacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për demarkacionin të jenë të vdekura, theksoi deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai paralajmëroi vazhdimin e aktiviteteve për rrëzimin e Qeverisë dhe falënderoi çdo qytetar që me angazhimin e tij ka kontribuar në zbrapsjen e Qeverisë për të mos ia dal të siguroj vota të mjaftueshme për nënshkrimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …