Kurti: Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri

Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, sot u mbajt takimi i Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryeministri, Albin Kurti theksoi se nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri, përfshirë shoqërinë tonë. “Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë” theksoi kryeministri, Albin Kurti. Ai shtoi më tutje se po vazhdojmë të investojmë mundin, kohën, energjinë dhe burimet, në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur, për zhvillimin në fëmijëri të hershme, për mbrojtje, mos diskriminim, me pjesëmarrje e fuqizim. Kryeministri, Albin Kurti uroi fëmijëve Ditën Botërore për të drejtat e tyre, duke shtuar se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të ripërqendruar vëmendjen te fëmijët dhe për të punuar së bashku për të tashmen e të ardhmen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

ASH: Për mospranimin e Kosovës në ENTSO, përgjegjëse është edhe Bashkimi Demokrarik për Integrim

Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%

Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua …