Kurti premtoi ulje të çmimit të rrymës, por çmimi u rrit me mbi 16 % për qytetarët

Gjatë fushatës zgjedhore të viteve të kaluara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar publikisht se, nëse do të vinte në krye të qeverisë, do të bëhej ulje e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Megjithatë, pas ardhjes së tij në pushtet situata ka shkuar në drejtim të kundërt, ndërsa tarifat e rrymës janë rritur ndjeshëm.  Zyra e Rregullatorit të Energjisë, miratoi në pranverë tarifat e reja të energjisë elektrike për vitin tarifor 2025–2026, me një **rritje mesatare prej rreth **16.1 % për konsumatorët e energjisë. Kjo do të thotë se faturat e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset janë ngarkuar më shumë nga ç’pritej, duke krijuar sfida të reja në buxhetet familjare.  Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë në muaj, çmimi gjatë ditës është rritur nga 7.79 centë në rreth 9.05 centë për kilovat. Për konsumet mbi këtë kufi tarifat janë akoma më të larta.  Rritje të çmimeve të energjisë ka pasur edhe në vitet e mëparshme, deri në nivelet më të larta në një dekadë, duke bërë që prodhimi vendas të mos mbulojë kërkesën, ndërkohë që vendi mbetet i varur nga importet me çmime të larta. Vendimi për rritjen e çmimeve është kritikuar nga qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët kanë zhvilluar edhe protesta në Prishtinë kundër tarifave të reja, duke argumentuar se kjo do të rëndojë edhe më tej barrën financiare të familjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …