Albin Kurti

Kurti: Vizita e Kerryt në Tiranë është një vizitë e rëndësishme edhe për vendin tonë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në Tiranë,  ka deklaruar se Amerika brengoset për gjendjen në vendin tonë, sepse  populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen amerikane. Shqipëria dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin me SHBA-në. “Gjendja në Kosovë nuk është e mirë. Kerry vizitoi Prishtinën në fund të vitit të kaluar. E në fillim të këtij viti po viziton Tiranën”. “Kjo është një vizitë e rëndësishme edhe për vendin por edhe për kohën kur po ndodhë”. “Shumica e njohjeve të Kosovës nuk do të ndodhte pa SHBA-në dhe ne jemi falënderues për këtë”.

“Por shqiptarët duhet ta thellojnë aleancën pra të bëjnë bashkëpunim për të ardhmen dhe jo për të kaluarën”. “Shqipëria duhet të forcojë ushtrinë, e Kosova duhet të formojë ushtrinë. Prandaj, ne duhet të kemi më shumë bashkëpunim në çështjen e sigurisë”, tha Kurti. I pyetur se nëse kjo vizitë e Kerryt është mbështetje për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president, Kurti tha se nuk beson se sekretari amerikan “përzihet” se kush do të duhej të ishte president i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …