Kusari-Lila: Së shpejti do të filloj realizimi i projekteve të përbashkëta me Shqipërinë

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –
Lila, ka thënë se së shpejti do të filloj realizimi i projekteve të përbashkëta
me Shqipërinë dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e kryeministrit të
Shqipërisë, Edi Rama. Ajo është cituar të ketë thënë se në fillim të këtij viti
do të filloj realizmi i dy projekteve që kanë të bëjnë më turizmin malor dhe
agrobiznesin. Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka shtuar më
tutje se zhvillimi i përbashkët i zonës ndërkufitare do të jetë një ndihmesë
për shumë projekte të tjera kapitale. Ajo tha se ka marrë mbështetje për
projektet e zonës së Malësisë së Gjakovës në dy anët e kufirit, ku është
diskuar edhe për hapjen e pikës së re të kufirit në Goden të Gjakovës, e cila
do të krijonte lëvizje të lirë të mallrave.  

Kontrolloni gjithashtu

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga

Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …