Sali Berisha

Kush po e financon Sali Berishën në fushatën e tij nëpër “foltore” në mbarë vendin?

Më 11 dhjetor në Tiranë Sali Berisha do të zhvillojë aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD kundër kryetarit Lulzim Basha. Berisha ka paralajmëruar se Kuvendi i PD-së i thirrur prej tij do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’. Pra Berisha do të marrë me qira stadiumin modern kombëtar. Por ish-Kryeministri dhe lëvizja e tij ende nuk i kanë dhënë një përgjigje pyetjes më të rëndësishme: Kush do t’i paguajë paratë që duhen për ta marrë në dispozicion stadiumin? Kush e financon lëvizjen e Sali Berishës? Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Burime të Report TV bëjnë me dije se shoqëria që administron stadiumin, ‘Qendra Sportive Kuqezi’ dhe që është në varësi të FSHF, ka pranuar një ofertë rreth 1 milionë lekë ose mbi 8 mijë euro që ta vërë në dispozicion të ‘Foltores’ arenën e madhe të shqiptarëve. Që prej 16 shtatorit kur nisi ‘Foltoren’ e tij të parë në luftën kundër Bashës dhe SHBA-ve Berisha ka bërë disa dhjetëra takime në të gjithë vendin. Edhe pse ka thuajse 3 muaj që lëvizja e tij merr me qira ambiente, salla në të gjithë vendin, që Berisha ruhet nga disa roje, që eskorta e tij përbëhet nga disa makina, askush nuk ka dhënë një informacion se kush ia paguan sallat në të gjithë vendin Berishës? Kush ia financon truprojat e Berishës, makinat e shtrenjta që e shoqërojnë, karburantin etj? (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …