Kushtetuesja e njofton Presidencën se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet pas vendimit saj

Kushtetuesja e njofton Presidencën se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet pas vendimit saj

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar kryetaren e vendit, Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale do të mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate. Ndryshe, ky ligj është miratuar në lexim të dytë me 61 vota pro, në seancën e 13 korrikut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar këtë ligj në Kushtetuese, meqë veteranët e luftës së UÇK-së janë lënë jashtë tij. Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, pret ministrat e jashtëm në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në Tiranë ministrat e jashtëm të vendeve …