Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Kushtetuesja urdhëron ndryshimin e Statutit të ShSKUK-së: Cenon të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor

Gjykata Kushtetuese ka shpallur jo kushtetues një paragraf të nenit 11 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar nga Qeveria në dhjetor 2023. Sipas aktgjykimit të publikuar të mërkurën, statuti nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në listën e shërbimeve të spitaleve të përgjithshme, duke kufizuar kështu të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor, të garantuar me nenin 51 të Kushtetutës. Gjykata vendosi njëzëri se ky dispozitiv bie ndesh edhe me nenin 7 (Vlerat) dhe nenin 92 (Parimet e Përgjithshme) të Kushtetutës, duke urdhëruar qeverinë të bëjë ndryshimet e nevojshme në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Deri në ndryshimin e statutit, spitalet e përgjithshme do të duhet të ofrojnë shërbimet shëndetësore, përfshirë kujdesin mendor, sipas Ligjit për Shëndetin Mendor.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Sean Flynn viziton Kosovën për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka …