Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Kushtrim Kadriu: Qytetarët e Kosovës Lindore janë vazhdimisht pre e mashtrimeve të liderëve të Kosovës

Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra ka thënë se qytetarët e Kosovës Lindore janë vazhdimisht pre e mashtrimeve të liderëve të Kosovës. Ai ka thënë se qytetarët e tri komuanve shqiptare shfrytëzohen vetëm për vota nga liderët e Kosovës. “Gjithmonë i kanë parë vetëm si vota. Votat elektorale të banorëve të dëbuar janë përcaktuese të karriges së kryetarit të komunës së Gjilanit”, ka thënë Kadriu duke shtuar se nuk sheh përkushtim të vërtetë nga Kosova për bashkëngjitje të Luginës, por “vetëm llafe në aspektin elektoral”. Sipas tij, qytetarët e dëbuar nga Serbia janë rasti i vetëm në botë që janë pa shtetësi. Ai ka thënë se Serbia u kërkon kushte shtesë qytetarëve shqiptarë për shtetësi serbe, ndërsa i detyron të japin edhe dokumente që s’janë nën hetime, duke përjashtuar me fillim ushtarët e UÇPMB-së. Ai ka përmendur një premtim të kryeministrit Ramush Haradinaj për pajisjen e qytetarëve të dëbuar me dokumente identifikimi. Ky premtim, sipas tij, mbeti vetëm i tillë pa u ndërmarrë asnjë hap tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …