leoni

Kuvendi i Hungarisë e ka miratuar projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.

Kuvendi i Hungarisë e ka miratuar projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO

Kuvendi i Hungarisë më në fund e  ka miratuar projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO. Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi në Aleancën Veriatlantike. Deputetë kanë votuar me 188 vota për dhe gjashtë kundër. Disa ditë para votimit, kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka qëndruar për vizitë në Budapest dhe bashkë me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, e kanë nënshkruar një marrëveshje për armët. Qeveria e Hungarisë  është përballur me presion prej aleatëve të NATO-s që të jetë në përputhje me vendet tjera të aleancës dhe të ratifikojë marrëveshjen për pranim të Suedisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK kundër votimit të fshehtë për kryeparlamentar, gati për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij …