leoni

Kuvendi i Komunës ka bërë caktimin e disa lokacioneve për banorët e disa fshtrave të Komunës së Ferizajt

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Ferizajt, z. Xhavit Zariqi së bashku me anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë mbajtur mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj mbledhje, u aprovua caktimi i lokacioneve për nevojat e banorëve të fshatrave: Cërrnillë, Sojevë, Talinovc i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive dhe Talinovc i Jerlive.

Po ashtu, u miratua edhe propozim-vendimi për aprovimin e blerjes së banesave për të cilat ekziston e drejta e parablerjes.

Në mbledhje u shpall interes i përgjithshëm për disa ngastra kadastrale në Rahovicë, Prelez i Jerlive, Talinovc i Jerlive dhe në Ferizaj.

Me shumicë votash u aprovua edhe propozim-vendimi për miratimin dhe plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 01.Nr.30, datë 28.03.2025, për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, si dhe propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 01.Nr.96, datë 27.09.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet punëtorja teknike Kata Pala

Me rastin e pensionimit të znj. Kata Pala, punëtores teknike të shkollës fillore të mesme …