Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit miraton buxhetin për vitin 2021 prej 2,520,166,00 €

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit në mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2020 miratoi buxhetin për vitin 2021. Sipas këtij vendimi, buxheti i përgjithshëm i Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2021 është në shumë prej 2,520,166 €, ndërsa parashikimet buxhetore për vitin 2022 janë në shumë prej 3,102,888 € dhe për vitin 2023 janë në shumë prej 3,194,754 €. Në strukturën e të hyrave të tërësishme buxhetore për vitin 2021 sipas këtij propozim vendimi, mjetet nga grantet qeveritare janë në shumë prej 2,231,542 €, që shënojnë pjesëmarrje prej 88.55%, ndërsa nga të hyrat vetanake komunale në shumë prej 288,624 € apo 11.45%, Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2021 sipas kategorive ekonomike të shpenzimeve parashikohen të kenë këto ndarje buxhetore: paga dhe shtesa 1,602,781 €, mallra dhe shërbime 335,258 €, shpenzime komunale 67,000 €, subvencione dhe transfere 75,000 € dhe shpenzime kapitale 440,127 €.

Kuvendi i komunës në mbledhjen e shtatë shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

  3. Miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore për vitin 2022-2023.

  4. Miratimi i planit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2021.

  5. Miratimi i propozim rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Hanit të Elezit.

  6. Shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2019.

  7. Shqyrtimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit për vitin 2019.

  8. Shqyrtimi i raportit për vlerësimin e performances së Komunës për vitin 2019.

  9. Shqyrtimi i informatës mbi fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

  10. Të ndryshme

Me punën e kuvendit udhëhoqi kryesuesi i kuvendit të komunës Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishte prezent kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …