Përkrahje e vazhdueshme për sportin në Rahovec

Në prani të nënkryetarit Fatmir Iska dhe drejtoreshës Bjondina Kleqka, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën me drejtorin e klubit KB RAHOVECI”, Alban Rama, për ndarjen e mjeteve financiare në mbështetje të KB “RAHOVECI” në vlerën: 22,000.00 euro. Nisur nga gjendja e pandemisë dhe kufizimi i aktiviteteve të përgjithshme kulturore e sportive, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec ka bërë ndarjen e subvencioneve për këtë vit, ku KB “Rahoveci” është përsëri përfituesi më i madh me 22 mijë euro. Kjo shumë është ndarë vetëm për periudhën shtator-dhjetor, pra për katër muajt në vazhdim dhe është në përputhje të plotë me nevojat e klubit për këtë gjysmën e sezonit, nëse garat nisin sivjet. Kryetari Latifi ka thënë se, dëshira jonë është që t’i mbështesim edhe me më shumë mjete financiare, por për këtë vit kjo është mundësia buxhetore e komunës së Rahovecit. Shfrytëzova rastin ta uroj Alban Ramën për zgjedhjen e bordit të ri të KB “RAHOVECI”, duke e siguruar kështu se si komunë do të bëjmë gjithçka që është e mundur që KB “Rahoveci” të vazhdojë garat dhe të arrijë suksese kulmore. Mbështetja komunale nuk do të mungojë, sukseset varen nga sportistët.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …