leoni

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor

Lushtaku: PDK-ja bëhet pjesë e pushtetit me kushtin që ta merr postin e kryeministrit ose kryetarit të vendit

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj ka folur edhe për çështje politike, me theks të veçantë për mundësinë e hyrjes së kësaj partie në koalicionin qeverisës. Ai ka thënë se nëse PDK-ja bëhet pjesë e pushtetit, atëherë këtë e bën vetëm më një kusht. “Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë ai. Sipas tij, PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve. “Neve na vije keq për qytetarët që t’i çojmë në zgjedhje, edhe pse ne jemi shumë të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Por edhe po të shkohet në zgjedhje, prapë se prapë do të ketë koalicione të partive. Mos të bëhemi si Italia që të shkojmë kaq shpesh në zgjedhje”, ka thënë ai. Lushtaku e ka pranuar se në PDK kanë diskutuar për përfshirje ose jo në qeveri, por se vendim nuk kanë ende.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …