Kuvendi i komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e pestë për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit maj, e Kuvendit   komunal të Rahovecit, e pesta e rregullt për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (29), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.

Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Mëditjet e stafit të QKMF-së, Nevoja për fizioterapi në Hendikos, Ushqimi për pacientët e hemodializës, Gjendja e rrugëve në Xërxë – instalimi i ndriçimit në rrugën “Hekurudhat”, Problemi i shkaktuar në kanalin e kullimit të ujit në Malësi të Vogël, Gjendja e rrugës “Kosova e Re” te shkolla fillore në Malësi të Vogël, Dëmtimet e rrugës nga KRU Gjakova, – Ratkoc (Lagjja Morina),  Komisioni i dëmeve në bujqësi – raporti final, Lista e rrugëve fushore të rregulluara nga komuna, gjatë vitit 2024, Kubëzimi i rrugëve lokale, Gjendja e rrugës “Gëzim Hamza”, Çështja e rrugës Fortesë-Celinë, Rruga Qëndresë-Krushë e Madhe – nevoja që aty traseja e rrugës të përfundojë.

Janë dy lagje të qytetit që kanë probleme me energji elektrike: “Vëllezërit Frashëri” dhe “Lagjja e Epërme” – sigurimi i mjeteve për shpronësim,

Ndërtimet pa leje – puna e Drejtorisë së Inspektoriatit në këtë çështje, Nevoja për kamera të sigurisë në Shtëpinë Muze “Ukshin Hoti”, Rrethrrotullimi në Krushë të Madhe

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 7 pika, plus 1 shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;

Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec- Respektivisht lokali te parku i qytetit;

Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec – Respektivisht lokali te parku i qytetit;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.46/25 të datës 29.04.2025, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për rastet e veçanta.

Shtesë:

Vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për 50 vjet, P- 02240-76, zona kadastrale Rahovec;

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet punëtorja teknike Kata Pala

Me rastin e pensionimit të znj. Kata Pala, punëtores teknike të shkollës fillore të mesme …