Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt, të shtatën për këtë vit

Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt mbledhja e rregullt, e shtata për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (20), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, Nënkryetari z. Fatmir Iska, Drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e KFOR-it. Në këtë mbledhje ishin të pranishmë edhe zyrtarët udhëheqës të K.R.U Gjakova: Drejtori teknik z. Visar Hasi dhe udhëheqësi i njësisë së K.R.U “Gjakova”- dega Rahovec, z. Hamid Mullaabazi.

Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse. Paraprakisht është diskutuar çështja për furnizimin me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Rahovecit.

Gjithashtu, pas diskutimeve për ujin e pijes dhe para pyetjeve dhe diskutimeve të kuvendarëve, Kuvendi Komunal njëzëri miratoi një DEKLARATË, e cila dënon ashpër deklaratën fyese të Igor Popoviçit ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I njëjti tani e tutje është person “Non Grata” në komunën e Rahovecit.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:

Keqpërdorimi i ujit të pijshëm – lista e keqpërdoruesëve;

Rikthimi i punimeve në gjendjen e mëparshme – ndërhyrjet nga K.R.U Gjakova;

Zhbllokimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit nga K.R.U Gjakova;

Sfidat – reduktimet e ujit të pijshëm dhe rritja e konsumit;

Asfaltimi i rrugës Rahovec-Xërxë dhe rishikimi në disa pjesë kyçe;

Mundësia e shpronësimit të një prone në lagjen “Vëllezerit Frashëri” për vendosjenne trafos;

Ndërtimi i trubunave te “Kompleksi Sportiv”;

Tribunat te stadiumi në Xërxë;

Përrocka “Rahovec – Fortesë”;

Kolektori i madh Hoçë e Madhe-Brestoc, Hoçë e Vogël-Nagac-Krushë e Madhe;

Lista e rrugëve fushore që përgjatë vitit 2024 ka intervenuar Komuna e Rahovecit;

Ofrimi i shërbimeve në zyrën e gjendjes civile në zyrën e fshatit Hoçë e Vogël;

RENDI I DITËS ishte voluminoz me 8 pika të rregullta dhe një pikë shtesë:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;

Shqyrtimi i Raportit 6 – mujor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2025;

Shqyrtimi i Raportit të DKA-së rreth përfundimit të vitit mësimor 2024/2025;

Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – qershor 2025;

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2024;

Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janar – qershor 2025;

Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, janar – qershor 2025.

Shtesë:

Informatë për furnizimin me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Rahovecit.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt degjimi buxhetor te objekti i Shkollës në Opterushë

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Opterushë, me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE …