Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur të enjtën mbledhjen e rregullt, ndërsa është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët ekzekutivë si dhe anëtarët e Kuvendit komunal. Në këtë mbledhje janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – qershor 2025

Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2024, dhe rekomandimet e tij

Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

Propozim – vendim për themelimin e poliklinikes specialistike në kuadër të QKMF-së

Propozim – vendim për miratim të raportit vendimtar për vlerësimin e dëmeve, si pasojë e fatkeqësive natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mirëpret diasporën me Yjet e Estradës

Deçani mirëpret diasporën, me zemër të hapur e me dashuri të madhe, për t’u bashkuar …