Kuvendi Komunal i Skenderajt në seancën e fundit për këtë vit, miratoi planin e punës së ekzekutivit dhe atë të legjislativit për vitin 2020

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e fundit për këtë vit, në të cilën u miratua Plani i Punës së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Plani i Punës së ekzekutivit për vitin 2020 si dhe u miratuan disa vendime e rregullore komunale. Kryetari i komunës, Bekim Jashari ka prezantuar planin e punës për vitin 2020 duke deklaruar që edhe gjatë vitit 2020 do të orientohet në fuqizimin dhe zbatimin e legjislacionit primar e sekondar, fuqizimin e qeverisjes së mirë, rritjen e transparencës e llogaridhënies, adresimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë, të gjitha këto sipas tij në koordinim të plotë me nivelin qendror të qeverisjes, shoqërinë civile, mekanizmat e sigurisë si dhe donatorët ndërkombëtar. “Gjatë vitit 2020 fokusi im kryesor do të jetë vazhdimi i realizimit të projekteve kapitale si dhe realizimi i projekteve të reja në fushën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë e mirëqenies sociale, kulturës, rinisë e sportit, mjedisit e urbanizmit, bujqësisë, zhvillimit ekonomik, gjeodezisë, kadastrit etj”, tha nderë të tjerash kryetari Jashari. Gjatë kësaj seance është miratuar Vendimi për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Parkingjeve Publike në Komunën e Skenderajt me nr. 01-110/01-0073215/19, e datë 10.12.2019, Vendimi për miratimin e Rregullores për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në Komunën e Skenderajt, me nr. 01-110/01-0073216/19, i datë 10.12.2019, Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridikë, me nr. 05-463/01-0074483/19, i dt. 19.12.2019 si dhe Vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues të ofertave për dhënien e pronës së paluajtshëm të komunës në shfrytëzim, me nr. 02-020/01-0074482/19, i datë 19.12.2019. Përveç vendimeve të miratuara në këtë seancë u bë edhe raportimi i punës për vitin 2019 i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “UNITETI”, sh.a Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …