Kuvendi Komunal i Vitisë përmbylli punimet për vitin 2020

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur seancën e IX-të të rregullt, në të cilën është debatuar dhe janë miratuar të gjitha pikat që ishin paraparë për këtë mbledhje. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka kërkuar nga këshilltarët që me një minutë heshtje të nderohen 3 zyrtarët komunal të Vitisë, të cilët ndërruan jetë gjatë këtij muaji. E më pas, këshilltarët komunal, kanë miratuar propozim vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, propozim vendimin për dhënien e pronave komunal për vitin 2021, është miratuar ndryshim plotësimi i Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-110/05-1270 e datës 04.12.2020, si dhe është dhënë një informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar- dhjetor 2020, Seanca e sotme, ishte e fundit për këtë vit me të cilën edhe ky institucion përmbylli punimet për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” triumfon në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike …