Kuvendi Komunal i Rahovecit përmbylli punimet për vitin 2020

Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”, Kuvendi komunal i Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e 12-të të rregullt, në të cilën është debatuar dhe janë miratuar të gjitha pikat që ishin në rend dite për këtë mbledhje. Në mbledhje kanë kaluar këto pika:

– Shqyrtimi dhe provimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen “Qytetar Nderi” Gjeneralin Ton van Loon;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve lagjeve urbane rreth emërtimeve e reja;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private;

– Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;

– Shqyrtimi i Planit vjetor të prokurimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për vitin 2020 të Auditorit të Brendshëm, si dhe shqyrtimi i planti të punës për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kryetarit të Komunës për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr.131/20, të datës: 30.11.2020, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

– Informatë rreth konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit.

– Mbledhja e sotme, ishte e fundit për këtë vit me të cilën edhe ky institucion përmbylli punimet për vitin 2020.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/, mund ti gjeni të gjitha procesverbalet e mbledhjeve.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve /  , mund ti gjeni videoi incizimet e mbledhjeve për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …