Kuvendi i Kosovës

Kuvendi miraton projektligje dhe bën emërime të reja

Me 57 vota për, gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar Projektligjin për mbrojtje nga zhurma.  Po ashtu deputetët me 55 vota për, pesë kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014. Në seancë janë zgjedhur edhe anëtarët e propozuar të bordit për Organin Shqyrtues të Prokurimit. Me këtë rast, Kuvendi zgjodhi Blerim Dinën – kryesues të bordit të OSHP-së me mandat  pesëvjeçar. Gjithashtu, edhe Besnik Osmani me shumicë votash është zgjedhur në pozitën e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Përndryshe, në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …