Lahi Brahimaj kërkon falje për votën ndaj Bashës: “Po ta dija për punimin kundër UÇK-së, nuk do ta votoja kurrë”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka pranuar se ka bërë një nga gabimet më të mëdha politike në Kuvend kur votoi për Dimal Bashën si kryetar të parlamentit. Brahimaj tha se nuk do ta kishte dhënë kurrë votën e tij nëse do ta dinte se Basha është bashkëautor i një punimi që, sipas tij, flet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Në jetën tonë duhet të dimë e të mësohemi, të pranojmë gabimet dhe të kërkojmë falje. Në asnjë rrethanë, për asnjë çmim, nuk do ta kisha votuar Bashën sikur ta dija për atë shkrim të tmerrshëm kundër UÇK-së”, tha Brahimaj. Ai shtoi se në vitin 2012 kishte qenë në Hagë dhe nuk kishte pasur asnjë informacion për këtë çështje, duke theksuar se asnjë media nuk e kishte publikuar më herët këtë punim. Deputeti i AAK-së theksoi gjithashtu se nëse do të ndërmerret një iniciativë për shkarkimin e Bashës, ai do të jetë ndër të parët që do ta nënshkruajë dhe do të votojë për largimin e tij nga posti i kryeparlamentarit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …