Lahi Brahimaj: Kurrë në asnjë rrethanë nuk do ta votoj një qeveri me Albin Kurtin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar prerazi se nuk do të japë votën e tij për asnjë formë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.  Brahimaj u shpreh se dëmet e shkaktuara nga qeveria Kurti janë, sipas tij, të pariparueshme dhe se AAK nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie me Vetëvendosjen. “Edhe nëse krejt Aleanca vendos me bashkëpunu me Kurtin, unë personalisht nuk do ta jap votën për çfarëdo formacioni që përfshin Kurtin – në asnjë rrethanë”, theksoi Brahimaj, duke kujtuar se ky qëndrim është i përsëritur edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe shumica e strukturave të partisë. Sipas tij, vendi ka pësuar dëme të mëdha nën udhëheqjen aktuale dhe koha për ndryshim është urgjente

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …