Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së 26-të konstituive të Kuvendit të Kosovës se AAK do të qëndrojë në pozicionin e saj të pandryshuar, duke refuzuar mbështetjen për formimin e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas Brahimajt, Kryeministri në detyrë po vazhdon të manipulojë opinionin publik dhe bashkëpartiakët e tij, duke dhënë deklarata kontradiktore për sigurimin e votave. “Kurti po mashtron edhe popullin, edhe Albulena Haxhiun. Në njërën anë thotë se i ka votat për qeverinë, ndërsa për kryetaren e Kuvendit po dështon t’i sigurojë. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, nuk ka ndryshim,” theksoi Brahimaj. Ai shtoi se AAK është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij pritet të qartësojë dhe zgjidhë ngërçin institucional që po e mban vendin në paqartësi politike.
