Lahi Brahimaj pas arrestimit të Halilit: Asnjë ushtar i UÇK-së, e pjesëtar sigurie të mos kalojë nëpër Serbi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Lulzim Halilit nga shërbimi sekret serb BIA dhe policia serbe, duke bërë thirrje publike që ish-ushtarët e UÇK-së dhe pjesëtarët e forcave policore e të sigurisë të mos kalojnë përmes territorit të Serbisë. “Kjo është taktikë e Serbisë. Sa herë që Vuçiqi ka trazira, ndodh një arrestim. Po ia mbajnë zhagin njëri-tjetrit për me qëndru në pushtet”, deklaroi Brahimaj. Ai paralajmëroi rrezikun që paraqet kalimi nëpër Serbi për të gjithë ata që kanë pasur rol në mbrojtjen apo forcimin e shtetësisë së Kosovës. “Asnjë ushtar i UÇK-së të mos kalojë nëpër Serbi, e as forcat policore apo të sigurisë. Mos të kalojnë kah Serbia”, theksoi ai me tone të forta. Ndërkohë, sa i përket krizës politike në vend dhe bllokadës së konstituimit të Kuvendit, Brahimaj tha se AAK-ja është e gatshme të votojë për një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi nëse partia fituese ndryshon propozimin aktual. “Në të kundërtën, qëndrimi ynë nuk ndryshon”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

James Rubin, ish-diplomati amerikan dhe ish-asistent i Sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit …