Lajçak i ka bërë të ditur kryeministrit Kurti se vlen rregulli që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin, Besnik Bislimi kanë zhvilluar drekë pune në Prishtinë me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.  Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçaku ka konfirmuar se në takim janë diskutuar gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçaku ka thënë se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet. Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit. Për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshjet për normalizim të raporteve, ka thënë Lajçaku. Pas këtij takimi, Lajçaku ka udhëtuar për në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …